“Të largohet llumi nga sporti”, Veliaj uron Luiza Gegën për rezultatin në Mançester: T’i jepet dorë talenteve!

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se renditja në vendin e dytë të Luiza Gegës në turneun e Mançesterit në Angli tregon se kur sporti dhe qyteti bashkëpunojnë ka rezultate.

Kjo arritje i siguron atletes dhe një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd. Veliaj thekson se tashmë është koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin.

“Ja prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Koha që në çdo disiplinë, edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin, jo biznes. Forca! Luiza Gega super, renditet e dyta në turneun e Mançesterit”, shkruan Veliaj.

Gega ka marrë pjesë ditën e shtunë në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli, një nga etapat kualifikuese për pjesëmarrjen në Botëror dhe ia ka dalë të arrijë normën që ishte fokusi i saj në këtë aktivitet.

Me kohën 8:47.53, Luiza Gega u rendit në vendin e dytë në eventin e zhvilluar në Angli, ndërsa ky rezultat bën që atletja kuqezi të sigurojë me normë një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *