“Të kap një lloj sedre”/ Arbër Çepani rrëfen detaje nga ‘Dancing With The Stars’

Së fundmi, i ftuar në podcastin “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë Arbër Çepani. Ai tashmë është konkurent në “Dancing With The Stars” por të gjithë e mbajmë mend si fituesin e “Big Brother 1”. Mirëpo, ndër të tjera, ai ka thënë se ftesën e pranoi me shumë kënaqësi në show-n kërcimit pasi i pëlqen shumë që të sfidojë veten.

Mua më pëlqen gjithmonë të sfidoj veten në situata të ndryshme sepse më heq pak nga monotonia e përditshme që në Shqipëri na zë në mënyrë kolektive. Këto janë disa pickime që të sjellin një lloj pozitiviteti ndryshe. Të them të drejtën kur më ka ardhur ftesa për të qenë pjesë e “Dancing With The Stars” as që e prisja dhe nuk e mendoja momentin e duhur. Kur të vjen ftesa nuk i thua dot jo. Që pas ditës së parë në prova më ka ndryshuar komplet perceptimi. Është një lloj spektakli dhe evenimenti që edhe nëse ti nuk e kishe prioritet më parë, ty të vihet direkt në mënyrë automatike sepse është një kompeticion që të kap edhe një lloj sedre dhe nuk e lë dot më. Është një spektakël që të tërheq aq shumë dhe do patjetër dinjitet dhe kënaqësi.

Ka pasur shumë bashkëbisedime me disa pjestarë të ndryshëm të ‘Dancing’ sa i përket historikut tim dhe çdo gjëje që kam bërë prandaj janë munduar që të marrin atë që vlen. Çdo gjë vjen me impakt njerëzor. Besoj jo vetëm në rastin tim por me të gjithë konkurentët ka ndodhur e njëjta gjë, sidomos për natën e parë që kanë qenë shumë të goditura kërcimet. Kërcimi të ndryshon pozitivisht, është një terapi fantastike për mendjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *