“Të kam paragjykuar”/ Valbona Selimllari i kërkon falje publike konkurentes së ‘Dancing With The Stars’

Gazetarja e njohur Elona Duro, është konkurente e ‘Dancing With The Stars’. Mbrëmjen e djeshme ajo ka performuar në skenë, e cila arriti të marrë vëmendjen e publikut. Gjithashtu edhe juria pati komente pozitive për të.

Mirëpo, anëtarja e jurisë, Valbona Selimllari tha se e ka paragjykuar shumë Elonën e për këtë i kërkoi ndjesë. Valbona mendoi se gazetarja nuk do të jepte maksimumin. “Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragjykuar, mendoja se nuk do të jepje mjaftueshëm”,- u shpreh  Selimllari.

Më herët, Elona ka folur për jetën e saj private, konkretisht për njohjen me bashkëshortin. Ajo tregon se:

“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Unë ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë erdhi dhe martesa. Në një shezlong, në jug të Shqipërisë, i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që e bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm. Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm, kishim në plan të bënim diçka në bashki, unë isha shtatzënë 4 muajshe, e kishim diskutuar do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka. Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë po të më pyesë Rudina se cili ëshë suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them? Po thjesht fakti që t’i nuk më bezdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mirë”,- ka thënë ajo më herët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *