Talenti i tij shkon përtej muzikës, Ermal Meta boton librin e parë

Ermal Meta, është këngëtari i cili talenti i tij shkon përtej muzikës. Së fundmi, Meta ka publikuar në Instagram romanin e tij të parë me titull “Nesër dhe Përgjithmonë”. Këngëtari e ka shoqëruar postimin e tij, me mbishkrimin “ky roman përfaqëson dy vitet e fundit të miat”.

“Përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka që kisha brenda e futa dhe atë që nuk kisha e huazova nga e ardhmja. Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë për të, atyre që do ta duan atë siç e kam dashur unë që në fjalët e para të tij. Jam i emocionuar dhe barku më dridhet si Kajan kur rritet. Shihemi së shpejti miq,” shkruan Meta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *