“Ta lëmë këtë për…”/ Çfarë do të bëjë Tea Trifoni pas kërcënimeve nga Kiara?

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e edicionit të dytë do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, ne na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Së fundmi, ish-banorja Tea Trifoni tregoi se ishte kërcënuar nga burri i tezes së Kiara Titos  pas një përfundimi të spektaklit. Më pas, Tea tha se vendosi të fliste me produksionin lidhur me këtë ngjarje.

Për këtë çështje e pyetur mbrëmjen e finales së madhe, Tea është përgjigjur:

“Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”.

Ndërsa e pyetur nëse ka marrë mesazhe në lidhje me këtë deklaratë, Trifoni tha:

“Kam marrë plot mesazhe, nuk i kam lexuar…”

Rikujtojmë se, gjatë finales së “Big Brother Vip 2”, ka ndodhur edhe celebrimi i shumëpritur i Kiarës me Luizin.

Dasmorët, unazat dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin aty që çifti të lidhte betimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *