Synon të marrë post drejtues në PD? Topalli: Edhe pa karrige do bëj beteja!

Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për mediat këtë të shtunë, në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Topalli pohoi se ky është një moment kyç për partinë, si dhe nuk është hera e parë që ajo nuk është tërhequr pavarësisht vështirësive.

“Duhet t’i rikthehemi vlerave, sot është një moment kyç kur PD të kthehet te vetja. Nuk është hera e parë që është gjendur në vështirësi, nuk jemi tërhequr. Dhe pa qenë në krye të PD njeriu duhet të gjejë forcën të thotë të vërtetën. Nga eksperienca kam mësuar se nuk është nevoja të kështu karrige që të bësh beteja. Nuk ka dëm më të madh se sa ta lësh vendin pa opozitë, prandaj jam sot këtu”, tha Topalli.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *