Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka folur për mediat në lidhje me Kuvendin Kombëtar.
Murizi pohoi se ndonëse ka kontribuar për 29 vite në këtë parti, sot grupi që mban vulën e ka përjashtuar.
Por pavarësisht kësaj ai pohoi se vjen në këtë Kuvend për të dhënë dhe jo për të marrë.
“Kam kontribuar në këtë parti 29 vite dhe nuk kam ik për teka dhe kapriço, por grupi që mban sot vulën më përjashtoi. Sot kam ardhur në shtëpinë time, unë nuk i bie anash.
Idealja është utopi, nuk ka bashkim 100%. Shpresoj që numri i zgjedhësve në zgjedhjet e ardhshme të maksimal. Unë te kuvendi i PD, surprizë do të ishte të ikja te i PS-së. Unë që jam i vjetër në këtë parti, edhe në ’97 ka pasur akuza të forta ndaj Berishës, kam ardhur me çante dhe jo me dosje, vij për të dhënë e jo për të marrë. Alibeaj tha do bëj opozitë të fortë, ta bëjë nëse ka këllçe”, tha ai.