Sulmet kibernetike kundër Shqipërisë, Basha: Dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit me SHBA dhe NATO-n

Deputeti Lulzim Basha ka reaguar për sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Basha shkruan ky se ky sulm tregon rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë e vendit tonë.  Ai shton se u jëmi mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e domosdoshme dhe së bashku do i kërkojmë llogari Iranit.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e domosdoshme të SHBA-së dhe qëndrojmë së bashku me aleatët tanë të NATO-s për t’i kërkuar llogari Iranit për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *