Studimi/ Katër fixhan çaj në ditë, mbajnë diabetin larg

Katër filxhanë çaji në ditë, mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Ky është zbulimi i fundit i një studimi nga akademikët kinezë. Referuar studimit, ata thonë se katër ose më shumë filxhanë çaj në ditë mund të ulin rrezikun me 17% gjatë 10 viteve.

“Rezultatet tona janë emocionuese sepse sugjerojnë që njerëzit mund të bëjnë diçka aq të thjeshtë sa të pinë katër filxhanë çaj në ditë për të zvogëluar potencialisht rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2”, tha Xiaying Li nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Wuhan në Kinë.

Efekti mbrojtës mund të jetë edhe më i madh nëse njerëzit vendosin qumësht në çajin e tyre, tha Li.

“Mendoj se qumështi do ta bënte më të fortë efektin e çajit në diabetin. Kjo do të thotë, çaji do të ishte më efektiv me qumësht”, tha Li.

Studiuesit ndërmorën një meta-analizë të 19 studimeve të mëparshme mbi çajin dhe diabetin, të cilat përfshinin pothuajse 1.1 milion të rritur në tetë vende në Amerikë, Azi ose Evropë.

Krahasuar me ata që nuk pinin çaj, njerëzit që pinin një, dy ose tre filxhanë në ditë kishin një rrezik të reduktuar 4% por ata që konsumonin katër ose më shumë filxhanë në ditë ishin në rrezik 17% më pak. Efekti ishte i qëndrueshëm në të dy gjinitë.

Rreth 4 milionë britanikë janë diagnostikuar me diabet. Prej tyre, rreth 90% kanë llojin 2, i cili shoqërohet me stile jetese jo të shëndetshme, veçanërisht me mbipeshën. Të tjerët kanë tip 1, një gjendje autoimune që nuk lidhet me stilin e jetës dhe zakonisht diagnostikohet në fëmijëri. Megjithëse gjetjet nuk janë shfaqur në një revistë mjekësore, ato janë rishikuar nga organizatorët e konferencës së Stokholmit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *