Stresi habit me deklaratën e tij: Hoqa dorë nga Gresa, për Andin

Modelja e njohur Gresa Hoti dhe reperi Arkimed Lushaj, me emrin e tij të artit Stresi, kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit për shkak të afrimitetit të tyre në “Big Brother Vip Kosova”.

Madje, së fundmi reperi e ftoi modelen në një takim romantik, për t’i thënë se kërkon ndihmën e saj për tu ribashkuar me Kejsin, ish-partneren e tij. Mirëpo, ai ka lëshuar një tjetër deklaratë bombë, duke u shprehur se hoqi dorë nga Gresa për shkak të Andi Artanit.

“Andi po ndjen shumë për Gresën, prandaj hoqa dorë,”-është shprehur Stresi në një bisedë me reperin Getinjo.

Kujtojmë që gjatë takimit romantik Stresi iu drejtua Gresës duke i thënë:

“Misioni im në “Big Brother”… Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish-të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.

Më herët në një bisedë me aktoren Shota Baraliu, Stresi theksoi se Gresën e do vetëm si shoqe.

“Po ta them ty, kamerës e të gjithëve. Edhe nesër do ta sqaroj si do të jetë një shok shumë i ngushtë i një femre. Unë kur t’i them dikujt shoqe, ashtu mbetet. Jam shumë i sigurt për këtë punë, jam shumë i matur. Nuk mund të ndodhin me Gresën se i kam thënë shoqe të ngushtë”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *