Starton sonte spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”

Starton sonte në ekranin e “Top Channel”, programi i kërcimit “Dancing With The Stars” në orën 21:00. Prej kohësh është bërë me dije se anëtarët e jurisë do të jenë personazhet e njohur si: balerini profesionist Kledi Kadiu, Valbona Selimllari, Armand Peza dhe moderatorja Dalina Buzi.

Është përfolur prej kohësh se moderatorja e njohur Bora Zemani do të jetë prezantuesja e këti spektakli dhe po, kjo tashmë është zyrtarisht e konfirmuar. Por, nuk do të jetë vetëm. Moderatori i njohur Eno Popi do të prezantojë krah Bora Zemanit.

Ndërsa konkurentët që do të jenë pjesë e kastit janë personazhet publikë: Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Julka Gramo, Elhaida Dani, Ilir Dushka, Elona Duro dhe Gent Hazizi.

Ditën e djeshme, moderatorja e spektaklit Bora Zemani, ka postuar një ‘InstaStory’, e cila ju bën me dije të gjithëve për nisjen e programit.

Mezi presim t’i shohim konkurentët se si do të gjenden në një fushë tjetër të karrierës së tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *