Spektakël në Serbi/ Granit Xhaka gol dhe asist Bjellorusisë

Zvicra mundi me rezultatin 0-5 Bjellorusinë në raundin e parë kualifikues të Euro 2024 për grupin I.

Dueli u zhvillua në stadiumin neutral të “Karagorge” në qytetin e Pazarit të Ri në Serbi, kjo pasi UEFA nuk lejon që asnjë ekip të luaj në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes që ky vend i ka dhënë Rusisë në agresionin ukrainas.

Zvicerianët shënuan tre herë në pjesën e parë me Steffen. Tripleta e sulmuesit u shënua në minutat 4, 17 dhe 29-të. Në minutën e 48 kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë, para se të niste “shpërthimin” e tij.

Në minutën e 62, Xhaka me një të majtë nga jashtë zone ndëshkoi kundërshtarët dhe gjeti golin e katërt të ndeshjes. Në minutën e 65-të, Xhaka dha pasimin final për Amdouni për golin e pestë.

Pas ndeshjeve të para, Zvicra me tri pikë kryeson grupin I, ndjekur nga Kosova dhe Izraeli me një pikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *