Motori del nga rruga, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Mabës.

Drejtuesi i një mjeti tip motor ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë rrugës. Ai ka marrë disa lëndime dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Fatmirësisht drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *