Spanjë/ Merrnin banesa me qira dhe i kthenin në ‘shtëpi bari’, arrestohen 11 shqiptarë

Të paktën 11 shqiptarë kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga policia spanjolle.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kanë çmontuar organizatën kriminale, anëtarët e së cilës ishin të gjithë me origjinë nga Shqipëria. Të arrestuarit ishin të përfshirë në trafikun e drogës, mashtrimet me lidhjet e energjisë elektrike, armëmbajtje pa leje, posedimin e lëndëve plasëse.

Theksohet se anëtarët e bandës kriminale, fillimisht merrnin me qira shtëpi luksoze në zona jo shumë të populluara, me pas i përdornin për të prodhuar kanabis, ndërsa flinin në tokë. Ndërkohë dy anëtarët të tjerë të bandës, ishin përgjegjës për ruajtjen e kontrollit të ‘shtëpive të barit’. Ata furnizonin me materialin e nevojshëm për plantacionet si edhe me produktet e nevojshme për ushqimet që të mos kishin nevojë të lëviznin në banesat luksoze.

Nga ky operacion u sekuestruan 97 kg boçe marijunë afro 4000 bimë në proces rritjeje, 223435 euro para cash dhe ndër të tjera sekuestruan një armë zjarri dhe një hanxhar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *