Sot ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit, presidenti Begaj: Nuk do ta harrojmë kurrë ndihmën e Turqisë

Flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë këtë të hënë, pasi 13 shkurti u shpall ditë zie kombëtare në nder të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Presidenti Bajram Begaj teksa shpreh solidaritet për të prekurit, shkruan se Shqipëria nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e Turqisë në 26 Nëntor 2019.

“Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019”, shkruan Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *