SKY” nxjerr zbuluar Dumanin! I penduari i “SPAK” nuk tregoi kontratata për vrasje

Dalja e bisedave kriminale në aplikacionin “SKY” ka lëkundur besimin e dëshmitarëve të prokurorisë së Posaçme SPAK, përfshirë këtu dhe të penduarin kryesor, Nuredin Dumani. Në dosjet hetimore “Metamorfoza”, ku u godit grupi kriminal i Behar Bajrit (Kapedanit) në Shkodër dhe dosjen e dytë, ku SPAK goditi grupin e Ervin Matës (Bolit), protagonist në “Sigurimin e mjeteve për të kryer vrasje” në formën e Grupit të strukturuar kriminal, del dhe Nuredin Dumani.

Në rastin e parë, i penduari i SPAK Nuredin Dumani, është përfshirë duke lidhur marëveshje për të kryer krime, me Bardhyl Mavraj alias Bajri dhe Behar Bajrin. Ndërsa në rastin e dytë, Dumani ka lidhur marrëveshje me Bujar Gërzmizin dhe Sandër Bahon alias “Sakati”, për të vrarë Lulzim Mashën dhe një biznesmen ndërtimi në qytetin e Lezhës.

 

Madje në disa raste Gërmizi ka qenë njeriu që e ka ndihmuar Dumanin të hyjë dhe dalë pa probleme në pikën e kalimit kufitar “Morinë”, gjatë periudhës kur kërkohej nga policia.

 

Këto biseda që janë administruar nga SPAK përmes dy letërporosive Franceze dhe Belge, kanë treguar se jo të gjitha krimet dhe planet për të kryer vrasjet, janë treguar nga i penduari i prokurorisë, Nuredin Dumani.

Për shkak të mos rrëfimit të sinqertë të tij, Dumani rrezikon të humbë statusin e bashkëpuntorit, njësoj siç humbën në muajin qershor-korrik 2023 dy të penduarit e tjerë, Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla.

Në dosjen “Metamorfoza” tregohet se vrasja e Dorian Dulit, ishte kthyer ndër detyrat parësore të grupit “Bajri” në Shkodër. Duli, cilësohej prej tyre si mik potent dhe i rrezikshëm i familjes Lici, të cilët mund ta përdornin kundër anëtarëve të grupit “Bajri”.

 

Në një bisedë të zhvilluar në muajin Shkurt 2021, mes Nuredin Dumanit dhe Bardhyl Mavraj alias Bajri, ky i fundit i kërkon Dumanit një takim në Shqipëri, me qëllim për të folur kokë më kokë për këtë punë. Bajrat, morën kontakt dhe hynë në negociata me dy emra të tjerë, si Nuredin Dumani dhe Aleksandër Baho (Sakatin).Përmes Bardhyl Mavraj, Bajrat, i dërguan mesazhin Nuredin Dumanit se pagesa për kokën e Dulit ishte 200 mijë euro.

Për të kryer siguri Nuredin Dumani i thotë Bardhyl Mavraj se: ”… Dorin do ta mbaroj unë, sa do që të më thuash…unë s’të ve çmim, por ti shife vetë…”.

Nga ana tjetër Mavraj i shpjegon dhe arsyer Nuredin Dumanit se përse duan ta vrasin Dorin si dhe përcakton limitin e parave që ofron për ekzekutimin e Dulit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *