Skandali i incineratorëve/ Kryemadhi replikën në distancë me Ramën: E bëre qeverisjen siç deshe vetë! Mbyll gojën, e lëre SPAK-un të…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar sërish lidhur me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një video ajo tregon se Rama është ai që vendos, edhe pse Kryeministri në një deklaratë është shprehur se, nuk janë konstatuar probleme në procedurën e ndjekur për incineratorët.

Pikërisht e ndaluar tek afera e inceneratorëve, Kryemadhi ka postuar një video në “Facebook”, ku tregohet deklarata e Ramës tek “Zonë e Lirë”, ku ai shprehet: “Procedura nuk rezulton problematik nga ata që hetojnë”, dhe ndërkohë, njoftimi i SPAK-ut që ka deklaruar ato 3 momente”.

Kryemadhi shton se qeverisjen e ka ndërtuar ashtu siç donte vetë kryeministri, duke shtuar se tani duhet të mbyllë gojën, pasi thotë vetëm gënjeshtra dhe të lejojë SPAK të flasë.

“E bërë qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet”,- deklaroi Kryemadhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *