Kryeministri Rama ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Bullgarisë, e cila vendosi që mos të hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë fjalës së tij në edicionin e 23-të të “Symi Symposium”, në Athinë, Rama tha se në këtë rast Bullgaria përdori politikën lokale për të bllokuar vendet e tjera të Ballkanit. Sipas tij, në Ballkan kur kopjojnë, shkojnë më shumë se origjinali.
“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të bllokuar të tjerët. S’doja ta përmendja, po nuk je i vetmi, por në Ballkan, kur kopjojmë shkojmë më tutje se sa origjinali. Ne jemi pengje të nacionalizmeve të BE.
Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet gjithmonë e më tepër nga nacionalizmat e BE. Kur flas për nacionalizmit, flas për ato vende të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalist dhe bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së KE-së për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit për t’i treguar muskujt vendeve të tyre. KE nuk ka vendim koeziv. Është një vend ku luhen lojëra të udhëheqësve jonacionalist. Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt. Mendoj se nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, pasi e kemi mësuar këtë moton; “na merrni, se po mos të na merrni ju, do na marrin ça të keqin”. “Martohuni me ne, se do dalin ça të përdala të na marrin”. Por nuk funksionon kështu! Ne e kemi parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me dekorimet e bëra, dhe kemi marrë orkestrën më të mirë sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedimet. Pasi kur e thotë KE, ai është organizimi i duhur për ta thënë këtë. Ai ka një ekip njerëzisht që punojnë për të marrë fakte dhe të dhëna. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, mire! Dasma e dytë, nusja e dytë nuk erdhi. S’ka më përgatitje për një dasmë të tretë, vafsh në djall. Janë dhe këto kushte të çuditshme, se thonë; pranverën tjetër, dhe bëhet në vjeshtë, dhe nusja nuk vjen.
Dhe mbetet sikur vendi është i tradhtuar dhe ne na mbetet që të vazhdojmë. Aspak, pasi një superfuqi që na e kërkon ta bëjmë këtë, por është e mirë për fëmijët tanë. Procesi bazohet në njohuritë e ndërtimit të institucioneve. Ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës. Kjo është arsyeja se pse duhet të ecim përpara. A njihet apo jo kjo nga Brukseli, s’duhet të na lërë pa gjumë. BE ka nevojë për Ballkanin sa ka nevojë Ballkani për BE. Pra, shembulli ishte për refugjatët që duhet të vinin te ju në Greqi, pastaj duhet të dilnin nga Maqedonia e Veriut dhe të shkonin në Serbi. Ballkani rrethohet nga kufijtë e BE. Është një gropë në mes të BE-së. Nëse psh, dikush mund t’i vërë veshkat në xhep, ato duhet të jenë në trup. Kina, me të cilën patëm një martesë të lumtur dhe divorc të hidhur, thonin; ‘Ne Kemi Shqipërinë, kemi gjithë Europën’.”, tha Rama.
/Priza.al/