Situata në Aeroportin e Rinasit/ Basha: Dështimi i radhës i Ramës që ka vendosur interesat e tij mbi interesat e shqiptarëve

Për kryedemokratin Lulzim Basha, ajo që ka ndodhur në Aeroportin e Rinasit është për faj të kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, ky është dështimi i radhës i kryeministrit i cili për kryedemokratin, ka vendosur interesat e tij, mbi interesat e çdo shqiptari. Për Bashën, e gjithë kjo situatë do të ndryshojë në 25 prill.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Këto zgjedhje do të vendosin nëse do të ndryshojmë dhe anëtarësohemi në BE ose do të vazhdojmë me Ramën për akoma dhe më shumë dështime. Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari. Ndryshimi është në duart tuaja, është në votat tuaja. Kudo shoh ngazëllimin e qytetarëve shqiptarë. Le të sjellim së bashku fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë! Le të arrijmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, tha Basha.

Pas më shumë se 24 orësh pezullim të punës, ministrja Belinda Balluku njoftoi se nesër do të vendoset normaliteti në aeroportin e Rinasit dhe do të nisin të gjitha fluturimet për udhëtarët, ndërsa sot do të vijohet me fluturimet emergjente. Balluku tha se vaksinat e bllokuara mbrëmë do të vijnë sot rreth orës 15.00, ndërsa tha se plani ishte që fluturimet të bllokoheshin deri ditën e zgjedhjeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *