Është publikuar videoja 3D, ku tregohen detaje se si ndodhi aksidenti në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona.
Në pamjet e publikuara, autobusi fillimisht përplaset me bordurën anësore, ndërsa më pas përplaset në anë tjetër të rrugës. Sipas projeksionit, kjo përplasje ka rezultuar fatale, pasi mjeti është përfshirë në flakë duke i marrë jetën kështu dhjetëra pasagjerëve.
46 persona shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut u shuan mëngjesin e djeshëm pas zjarrit që ra në autobusin në autostradën Sofje-Bllagoevgrad. Në mesin e viktimave që ndërruan jetë dhe e kishin të pamundur që të dilnin nga mjeti ishin dhe 12 të mitur, 6 prej të cilëve nxënës të shkollës. Ditën e sotme, tre shtetet, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë në zi kombëtare. Hetimet për ngjarjen tragjike janë ende në vijim e sipër nga grupi hetimor. Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa sipas ekspertëve arsyet mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij.
/Priza.al/