Shullazi kërkon daljen nga burgu “41 biss”, Gjykata e Lartë i thotë “Jo”.

Emiljano Shullazi, pak kohë më parë iu drejtua shkallës më të lartë të gjykimit me një kërkesë për të dalë nga regjimi i ri i burgimit. Në këtë kërkesë nuk ishte vetëm emri Shullazit por i të gjithë grupit të tij. Por pas kësaj kërkese, ka reaguar Gjykata e Lartë duke e rrëzuar këtë kërkesë.

Gjithashtu, mësohet se një kolegj tre anëtarësh i Gjykatës së Lartë nuk ka pranuar kundërshtimet e bëra nga të pandehurit ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tyre në regjimin e sigurisë së rreptë të njohur si 41 biss.

Kujtojmë, që Shullazi dhe grupi po vuajnë një dënim me 55 vite burg në total dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzat e “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Ndërsa, më tej vazhdon hetimi i çështjes penale për këta persona, në Gjykatën e Apelit, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Afati 1-vjeçar që Shullazi duhet të qëndrojë në “41 biss” sipas vendimit të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj përfundon në gusht 2021.

Nuk dihet ende nëse Gjonaj do të miratojë sërish një vendim të tillë.

/priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *