Shtyhet mbledhja për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, ministres do ti jepet mundësia për të dhënë shpjegime

U zhvillua gjatë ditës së sotme mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, e cila akuzohet nga PD, për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar një projekt strategjik në bregdet.

Këshilli vendosi që të shtyjë mbledhjen në një ditë tjetër, me qëllim që ti japë mundësi deputetes Olta Xhaçka për t’u dëgjuar nga Këshilli.

Njoftimi i plotë:

U zhvillua mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, njëherësh edhe Kryetare e  Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, sot vijoi mbledhja e këtij Këshilli për shqyrtimin e mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në emër të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, mocioni u prezantua nga deputeti Saimir Korreshi.

Pas diskutimeve të anëtarëve, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi që mbledhja të vijojë një ditë tjetër, për t’i dhënë mundësi deputetes Olta Xhaçka për t’u dëgjuar nga Këshilli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *