Shqipërisë i shtohen ‘mysafirët’, Rama publikon shifrat: Vit i mbarë për turizmin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në përiudhën janar-tetor 2022, duke vënë në dukje rendin rritës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se nga Spanja ka pasur 4 herë më shumë vizitorë, ndërsa nga Britania 97.1% më shumë. Ndërkohë, është dyfishuar numri i turistëve që vijnë nga Sllovenia apo nga vendet skandinave.

“2022 një vit i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, ndërsa shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit

Rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja

97,1% më shumë vizitorë nga Britania

Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda

Më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia

Dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”, shkruan Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *