Shqipëria notë proteste për gjuhën e ministrit britanik, ambasadori King-Smith mbërrin në Ministrinë e Jashtme

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe vijojnë të tensionohen, kjo pas deklaratës së papranueshme të ministrit të Britanisë për Emigracionin, Robert Jenrick, i cili edhe njëherë i quajti shqiptarët “kriminelë”.

Ditën e sotme ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith është paraqitur në ministrinë e Punëve të Jashtme ku ka marrë një notë verbale mbi deklaratën e ministrit britanik të Imigracionit, Robert Jenrick i cili me tone të ashpra dhe një gjuhë që mund të konsiderohet raciste, bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës.

Kjo deklaratë e Jenrick solli një reagim të ashpër nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në “Twitter” u shpreh e tronditur nga gjuha e përdorur nga ministri.

Pas reagimit të Xhaçkës qeveria shqiptare ditën e nesërme dorëzoi notë proteste ndaj Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se para dy ditësh ministri britanik, Robert Jenrick, bëri një deklaratë shokuese ndaj shqiptarëve, duke theksuar edhe njëherë që “gjuetia” ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe nuk do të ndalë.

Ai u shpreh se qeveria britanike po punon për të gjetur të gjithë shqiptarët që janë ilegalisht në Britani dhe t’i kthejnë ata në vendin e tyre të lindjes.

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të larguar emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe shkelësit e shtetasve të huaj. Dje vizitova një qendër imigracioni për të parë fluturimet tona javore për në Shqipëri dhe për të falënderuar stafin për punën e tyre vendimtare për të zbatuar kufijtë tanë dhe për të na mbajtur të sigurt. Të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë. Jo vetëm këta emigrantët e paligjshëm por edhe kriminelë të rrezikshëm që kanë qenë të dënuar për drogë”, tha ai.

Kjo deklaratë e Jenrick solli dhe revoltën e qeverisë shqiptare ku ishte ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e cila përmes një postimi në “Twitter” u shpreh se kjo deklaratë e ministrit është e papranueshme.

“I tronditur përtej fjalës kur dëgjoj një Ministër Shteti të ngarkuar me Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjera.”Gjeni #shqiptarin, ndaloni #shqiptarin”! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave Shqipëri-Britami që vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e tij të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, tha Xhaçka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *