“Shpulla” në Oscars/ A do ti kushtojë çmimin Will Smith-it?!

Ngjarja që bëri bujë nëpër botë, “shpulla” që Will Smith i dha komedianit të njohur Chris Rock, ka ngritur pikëpyetje. Një pjesë e analistëve mendojnë se Smith-it duhet t’i hiqet çmimi pasi ai transmetoi dhunë në një eveniment të artit dhe kulturës, gjë që cilësohet si e papranueshme.

Por duket se pavarësisht ngjarjes që bëri kaq shumë bujë në mbarë botën, Smith do ta mbajë çmimin e tij për “Aktorin më të mirë”.

Ka qenë guvernatorja e degës së Aktorëve të Akademisë, Ëhoopi Goldberg, ajo që ka bërë të ditur lajmin. Ajo ka zbuluar se nuk do t’i hiqet çmimi aktorit të famshëm, duke shtuar se sjellja e të dyve ishte e nxituar.

“Mendoj se ishin veprime të nxituara. Unë mendoj se reagimi ishte i tepërt”, ka thënë Goldberg.

Kujtojmë se Smith tronditi anëtarët e audiencës dhe shikuesit në Oscars kur goditi Chris në mes të skenës, për shkak të shakasë “pa kripë” për flokët e prerë të bashkëshortes së tij./Priza.al


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *