Shpërthejnë 10 mina të Luftës së Dytë Botërore në Dropull, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje

10 mina të Luftës së Dytë Botërore kanë shpërthyer në fshatin Radat të Dropullit. Mësohet se minat kanë shpërthyer si pasojë e nxehtësisë së zjarrit që përfshiu bimësinë e kësaj zone paraditen e sotme.

Nga ngjarja në fjalë nuk bëhet me dije nëse janë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Zona ku ndodheshin minat është e pabanuar, por forcat e zjarrfikëseve dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë në terren duke luftuar me flakët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *