Shpejtësi deri në 130 km/h/ Hapet gara për projektin e aksit Milot-Fier, Balluku: Do të jetë e suksesshme, jemi mësuar me sfida

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e aksin Milot-Fier.

Në një konferencë për mediat, Balluku ka njoftuar se është hapur gara ndërkombëtare për këtë aks rrugor, ku shprehu bindje se do të jetë e suksesshme.

Sakaq shtoi se kjo do të jetë edhe autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h.

“Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për ne. Por do të ishte më mirë që ta zhvillonim në një moment të dytë. Nga Milori deri në Fier kemi vendosur ta segmentojmë. Milot, Thumanë, Kashar Lekaj e Rrogozhinë she më pas Lekaj-Fier do të jenë akset përbërëse. Për aksi Thumanë Kashar ka nisur ndërtimi. Të gjithë segmente do të ruajnë parimet kryesore. Të gjitha segmente do të jenë të shoqëruara edhe nga një rrugë dytësore. Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë do të jenë nga 90-130 km.

Zhvillimi i këtij projekti ka synime. Rritja e ndjeshme e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, kosto më e ulët e transportit, rritja e turizmit përmes shkurtimit të distancave. Do të ketë ndikim të ndjeshëm në tregtinë e jashtme të vendit. Ne tani kemi një përvojë të mirë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Kemi përfunduar rrugë që qëndronin rrugëve. Edhe kjo garë tashmë duke qenë e segmentuar dhe duke e hapur mundësinë për shumë kompani, jam e sigurt që kjo garë do të jetë e suksesshme. Është një objektiv mjaft sfidues, por qeveria është mësuar me sfida të tilla”, tha ajo

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *