Shkoi të priste dru në pyll, familjarët gjejnë të vdekur 55-vjeçarin në Himarë

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në Himarë. Shtetasi me inicialet A.P., kishte shkuar për të prerë dru në pyll, në fshatin Nivicë dhe dyshohet se është zënë poshtë nga pema. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme, aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *