Shkak xhelozia/ Policia nxjerr pamjet nga arrestimi i Ramiz Micit që ‘theri me thikë’ bashkëjetuesen, kërkohej në tre qytete

Shtetasi Ramiz Mici është arrestuar këtë të dielë në Elbasan, pasi vrau me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin.

Mësohet se Mici u gjet poshtë një ure, i fshehur te përroi i Zaranikës, në afërsi të Doganës së Elbasanit.

37-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm, ku 37-vjeçari Ramis Mici qëlloi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, e cila nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Jetlira Elezi, 37-vjeçarja ishte viktima që u godit për vdekje nga bashkëjetuesi i saj, e cila do të largohej nga banesa mëngjesin e së shtunës. Elezi la pas dy fëmije nga martesa e mëparshme. Viktima ishte dhunuar edhe me herët nga bashkëjetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë. Mici ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”.

Kapet autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares, ndodhur një ditë më parë.

Kapja, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti e vrarë me thikë një 37-vjeçare dhe autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, organizuan punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-R. M., 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autori i vrasjes së ndodhur më datë 30.07.2022, në Elbasan, ku, në banesë, u gjet e vrarë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasja J. E., 37 vjeçe.

Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *