Sherr te Liqeni i Thatë në Tiranë, një i plagosur. Policia zbardh detajet

Një sherr mes të rinjve, ka përfunduar me lëndimin e një prej tyre. Ngjarja ka ndodhur dje tek Liqeni i Thatë. Policia njofton se dy të rinj, kanë goditur me sende të forta një tjetër. Një 24-vjeçar me inicialet B.A., së bashku me një tjetër shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R.

“Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R”, njofton policia.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *