Tritol në hyrje të hotelit në Razëm, pronari zyrtar i Rithemelimit! Sterkaj: Nuk ka lidhje me familjen time

Mëngjesin e sotëm një sasi tritoli është vendosur në ambientet e jashtme të një hoteli në Razëm të Malësisë së Madhe.

Korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani bën me dije se pronari i këtij biznesi, i cili ka pasur vetëm dëme te pjesa e reklamës, është Fredi Sterkaj.

Ndërkohe këtë të diel, Sterkaj u zgjodh kryetar i degës së Rithemelimit në Malesinë e Madhe. Në një proces ku 4 kandidatët e tjerë u tërhoqen nga gara.

Sterkaj, gjatë një komunikimi jashtë kamerave thotë se lënda plasëse është vendosur në parkingun publik në afersi të hotelit të tij.

Sipas Sterkaj, shpërthimi nuk ka lidhje me pronën e tij dhe me familjen e tij. “Parkingu është i fshatit turistik të Razmes dhe aty parkojnë, të gjithë”, thotë Sterkaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *