Shehu: Rama nuk e do integrimin në BE

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu komentoi mos hapjen e negociatave nga BE, pas vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriu.

Shehu për ketë bëri fajtor kryeministrin Edi Ramën, për të cilin deklaroi se nuk e do integrimin evropian të Shqipërisë, pasi e sheh të ardhmen në aleancat me Turqinë dhe Servinë.

Tritan Shehu: Rama nuk do integrimin evropian të Shqipërisë. Rama e shikon të ardhmen e Shqipërisë në Beograd, në Stamboll apo në Moskë, por e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në Bruksel në familjen evropiane. Rama nuk do sepse po kërkon të krijojë një sistem autokratik, gjysmë diktatorial. Por këto sisteme janë të papranueshme për Europën. Europa është e bindur për integrimin e Ballkanit Perëndimor, problemi jemi ne. Ne duhet të japim prova  se jemi në gjendje të integrohemi, dhe të përmbushim standardet. Shqipëria sot është në një udhëkryq, për faj të kësaj qeverisje, për aventurat e kësaj qeverisje. Nuk ka fatkeqësi më të madhe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *