Shakaja që kushtoi/ Chris Rock nuk ishte në dijeni të sëmundjes së Jadas

Incidenti i ndodhur në natën e “Oscars” u pasua nga kërkime ndjese nga dy palët e përfshira në konflikt. Komediani i njohur, Chris Rock, është shprehur se nuk ishte në dijeni dijeni të sëmundjes së Jada Pinkett Smith, në momentin që ka bërë batutën në lidhje me kokën e saj tullace.

“Jada, të dua, “GI Jane 2″, mezi pres ta shoh atë,” tha Rock në skenë ndërsa përgatitej të zbulonte çmimin për “Dokumentarin më të mirë” në Oscars 2022.

Shakaja u shoqërua edhe me një reagim të papritur të bashkëshortit të Jada, Ëill Smith. Ky u ngrit nga vendi ku ishte i ulur dhe shkoi drejt skenës e goditi me shpullë komendianin.

“Ai nuk është njeri me një zemër të ligë,” tha një burim për gazetën ditën e hënë.

Smith, u duk se e mori me sportivitet batutën në fillim por sapo pa reagimin e tërbuar të Pinkett Smith, ylli i “King Richard” u ngrit dhe hyri në skenë duke gjuajtur me shuplakë Rock në mbrojtje të bashkëshortes së tij.

Pasi u kthye në vendin e tij, Smith i bërtiti vazhdimisht Rock-ut: “Mos e përmend më emrin e gruas time!”

Ndërsa Rock u përgjigj me qetësi, “Ajo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”, dhe premtoi të mos e përmendte përsëri emrin e Pinkett Smith.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *