Sesioni i ri parlamentar/ Nikolla: Prioritet reforma zgjedhore

Sesioni i ri parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë ka nisur ditën e sotme. Fjalën hapëse e ka mbajtur kryetarja Lindita Nikolla. Ajo ka bërë një bilanc të punës së parlamentit vitin e kaluar, si ka përmendur synimet për vitin 2023. Sipas Nikollës Reforma Zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni.

‘Në sesionin e kaluar miratuam 36 ligje dhe zhvilluam 5 interpelanca. Gjatë këtij sesioni instituti parlamentar prodhoi she shpërndarë 39 produkte kërkimore. Gjatë këtij sesioni rritëm transparencës e veprimtarive parlamentare. Me fillimin e funksionit të faqes së re është ndarë edhe ideja përfshihu. Finalizuam standardet e transparencë sme qëllim perfeksionimin e raportimit parlamentar,  u përmbyll cikli aktiviteteve me gazetar. Reforma zgjedhore do të jetë prioritet i këtij sesioni. Kuvendi do të vazhdoje të mbështesë avancimin Reformës në Drejtësi. Tërheq vëmendjen e komisioneve parlamentare për të vijuar me shpejtësi shqyrtimin e 43 nismave ligjore që nuk janë bërë ende pjesë e kalendarit të Kuvendit.’- u shpreh Nikolla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *