Sara ngjitet në skenë dhe shkëmben puthje pasionante me Ledrin

Reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë prej çifteve më të komentuara dhe më të dashur për publikun.

Ndonëse fama e Sarës erdhi pas lidhjes me Ledrin, ajo tashmë ka krijuar audiencën e saj që pas fitores së spektaklit të vallëzimit, ‘Dancing With The Stars Albania’. Përveç kësaj ajo është edhe influencer në rrjetet sociale.

Ndonëse të angazhuar në fusha të ndryshe, ata shfaqen gjithmonë krah njëri-tjetrit në momentet e tyre më të rëndësishme. Së fundmi, reperi Ledri Vula ka promovuar albumin e tij më të ri  “1 Goat për ty” dhe në mesin e fansave dhe mbështetësve të këngëtarit nuk kishte si të mungonte partnerja e tij Sara.

Në mesin e shumë miqve, të ftuarve VIP e disa fansave të tij, Ledri ka interpretuar para publikut disa nga këngët e tij të reja të albumit dhe përgjatë koncertit Sara Hoxha, u ngjit në skenë bashkë me të duke kënduar pjesë nga këngët.

Dyshja dukeshin shumë bukur pranë njëri-tjetrit teksa gjithë sytë e publikut ishin tek ta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *