Sara Hoxha i bashkohet ekranit, ja ku do ta shohim së shpejti

Partnerja e Ledri Vulës, blogerja Sara Hoxha do të jetë një ndër konkurrentet e “Dancing with the stars”. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram.

“Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”, shkruhet në postim.

Kjo do të jetë hera e parë që do ta shohim Sarën kaq shumë të përfshirë në ekran, pasi bukuroshja ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar dhe në intervista.

‘Dancing with the stars’ do të fillojë në Tetor me moderatore Bora Zemanin. Në rrjet është përfolur se ajo do të ketë si bashkëprezantues, Donald Veshajn por, lajmi nuk është konfirmuar ende.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *