Salah “pushton” Londrën, Liverpuli mund Totenhemin në transfertë

Liverpuli ka triumfuar me rezultatin 1-2 kundër Totenhemit në Londër, në një sfidë tejet emocionuese.

Goli i parë “The Reds” erdhi në minutën e 11 nga Mohammed Salah. Egjiptiani tregoi edhe një herë klasin e tij, pas një asisti të Nunjez.

Sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn vuri jo pak në vështirësi kundërshtarët por Liverpuli dyfishoi rezultatin sërish me Salah në minutën e 39.

Ekipi i Kontes ngushtoi shifrat me Kejn, por në fund pa Liverpulin fitues.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *