Sabiri: Ende nuk e kuptoj çfarë bëmë, Regragui është trajneri më i mirë që njoh

Mesfushori me tipare sulmuese, Abdelhmid Sabiri, mesa duket akoma i duket si ëndërr ndeshja e fituar në 1/16-tat, kundër Spanjës.

Në një intërvistë për mediat italiane, Sabiri shprehet se ende është konfuz, për atë çka ndodhi.

“Në fakt unë ende nuk e kuptoj se çfarë bëmë, jam konfuz. Është një moment historik për Afrikën dhe botën arabe. Është koha. Jemi të lumtur. Para ndeshjes, donim të shkonim te penalltitë dhe ia dolëm. Prisja që mund të vazhdonim kështu, nuk erdhëm këtu për të luajtur 3 ndeshje. Ju nuk mund ta kuptoni plotësisht se çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tënd në një Kupë Botërore. Penalltia? Unë do të kisha goditur penalltinë edhe me vetëm njërën këmbë.”,- u shpreh Sabiri gjatë intervistës.

Më tej gjatë intervistës, mesfushori i Sampdoria “thuri” elozhe për teknikun Regragui duke e cilësuar atë si trajnerin më të mirë që njeh.

“Regragui? Një person i jashtëzakonshëm. Ai është trajneri më i mirë që njoh, duhet të të çoj në dhomën e zhveshjes për t’ju bërë të kuptoni rëndësinë e tij. Ai ka gjithmonë një plan të saktë për ndeshjet.”,- theksoi Sabiri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *