‘Rutinë’?!/ Shembja zuri dritën në fund të tunelit Kardhiq-Delvinë, ‘Gjoka’ manipulon me pamjet e një tjetër galerie: Kemi afat deri…

E frikësuar dhe e turpëruar me atë që po i ndodh në veprat më kryesore, pasi në lojë është jo më prestigji, por paratë e taksapaguesve të marra me thes nga qeveria me PPP, kompania “Gjoka” duket se është në garë me kohën dhe me fatin.

Menjëherë sapo fotot dhe lajmi për shembjen e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë bënë xhiron e mediave, fakt i përmendur prej kohësh edhe nga shkrimet investigative të “Priza.al”, kompania “Gjoka” është munduar të mbulojë “diellin me shoshë”.

Sektori i propagandës në këtë kompani, ka shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë dhe një video, ku tregohen pamjet e një tuneli me gjasë në punë e sipër nga kompania “Gjoka”, duke pretenduar se asgjë e “jashtëzakonshme” nuk ka ndodhur.

Madje kompania “Gjoka” ka shkuar deri aty, sa e ka mohuar faktin se ato pamje dhe foto të shkrepura nga bashkëpunëtorët tanë në rrethe, nuk i përkasin tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Kjo kompani pretendon se punimet në atë tunel po vazhdojnë dhe në video ka publikuar pamjet nga një galeri tuneli, por që burime nga kjo kompani thanë për “Priza.al”, se “ato pamje i përkasin tunelit të Murizit në Rrugën e Arbrit, dhe jo tunelit të tunelit të Skërficës në aksin jugor Kardhiq-Delvinë, tashmë i shembur në një pjesë të tij nga shkarja e formacioneve shkëmbore në zonë”.

Por duket se kompania “Gjoka” as nuk “skuqet” dhe as nuk “zverdhet” për këtë ngjarje, pasi nuk është e para që i ndodh, por presidenti i saj, Rrok Gjoka, që shquhet për zotimet e tij bombastike dhe të pambajtura edhe para krerëve të qeverisë, më tepër shqetësohet për paratë shtesë që duhen shpenzuar dhe për ato që nuk jepen nga Ministria.

Foto

Megjithatë në sqarimin e saj për ngjarjen, kompania “Gjoka” ka thënë:   

“Shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a në lidhje me lajmin e shëmbjes së tunelit ‘Delvinë–Kardhiq’ i cili po qarkullon në media sot më datë 10 Dhjetor 2021 njofton opinionin publik se nuk ka shembje të tunelit Kardhiq –Delvinë. Gjithçka e shpërndarë nëpërmjet fotove në media është pjesë rutinore e punës dhe punimet e përfunduara në tunel nuk kanë pësuar asnjë cedim.

Tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023, por ne sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojmë veprën tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranvere 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *