‘Rusia do përdorë armë bërthamore’/ Xhaçka: Lëvizje e dëshpëruar, kërkohet përshkallëzimi i luftës

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit, Vladimir Putinit se Rusia do përdorë armët bërthamore.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ministrja shkruan se  Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm.

“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike. Rusia filloi një luftë ilegale të zgjedhur që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar Ushtrinë #Ruse. Ukraina ?? po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, shkruan ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *