Rrjeti europian i VODAFONE, mbahet me energji elektrike 100% nga burime të riciklueshme

Vodafone njoftoi sot se të gjitha operacionet e saj në Europë, përfshirë rrjetet e lëvizshme dhe fikse, qendrat e të dhënave, dyqanet e shitjes me pakicë e zyrat do të furnizohen me energji elektrike 100% nga burime të riciklueshme, duke filluar nga 1 korriku 2021, një hap ky më para drejt objektivit të kompanisë për të reduktuar emetimet e saj të karbonit deri në zero brenda 2030-ës dhe përgjatë gjithë zinxhirit të bashkëpuntore të saj brenda vitit 2040.

Vodafone, që po shënon këtë arritje historike në të gjithë Europën, do të rrisë ndërgjegjësimin për një rrjet të vetin sa më ekologjik nëpërmjet një fushate ku do të përfshihet edhe logoja ikonë e Vodafone, e cila do të bëhet e gjelbër në kanalet më të rëndësishme sociale dhe dixhitale në 12 tregjet ku operon.

Vitin e fundit, Vodafone vazhdoi përparimin e konsiderueshëm drejt përpjekjes për t’i bërë operacionet e kompanisë ekologjike, teksa përshpejtoi rolin që rrjetet dixhitale dhe teknologjia e Vodafone luajnë në përpjekjet për t’iu dhënë zgjidhje ndryshimeve klimatike.

Në korrik 2020, Vodafone e afroi planin për të blerë energji elektrike 100 % të riciklueshme në Europë, nga korriku i 2025-ës që ishte plani fillestar, në korrik 2021 dhe u angazhua që të bëjë të njëjtën gjë në Afrikë brenda 2025-ës.

CEO i grupit Vodafone, Nick Read, u shpreh: “Që nga 1 korriku i 2021-shit, klientët e Vodafone në të gjithë Europën do të kenë një garanci më shumë se lidhja e tyre në rrjet do të mundësohet tërësisht nga energjia e siguruar nga burime të riciklueshme. Kjo është arritje historike drejt qëllimit për të reduktuar emetimet tona globale të karbonit deri në zero brenda 2030-ës, duke i ndihmuar kështu klientët tanë të reduktojnë gjurmët që ata lënë në mjedis dhe të vazhdojnë të ndërtojnë një shoqëri gjithëpërfshirëse e të qendrueshme në të gjitha tregjet ku operojmë.”

96% e energjisë së përgjithshme që Vodafone ka përdorur gjatë vitit fiskal 2021 ishte në formën e energjisë elektrike të blerë. Pas njoftimit të sotshëm, 100% e energjisë elektrike të blerë nga Vodafone në Europë do të jetë nga burime të riciklueshme, përfshirë edhe aty ky Vodafone është më qira në pronën e dikujt tjetër.

 

 

Përpjekjet e Vodafone për planetin

Reduktimi i emetimeve të karbonit dhe rritja e efikasitetit të energjisë

Në vitin 2020, Vodafone vendosi një target shkencërisht të aprovuar për 2030-ën, në përputhje me reduktimet e karbonit, të cilat nevojiten për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5oc, duke u bërë kështu i pari operator i madh i telekomunikacionit që ndjek rrugën e reduktimit të emetimeve të karbonit caktuar për sektorin e ITC-së.

Gjatë vitit të kaluar, Vodafone reduktoi emetimet e karbonit të Scope 1 e 2 me 30%, pra deri në 1.37 milionë ton dyoksid karboni, nxitur nga theksi i vazhdueshëm që Vodafone ka vendosur tek eficienca e energjisë dhe rritja proporcionalisht e energjisë së rinovueshme, të blerë në Evropë, nga 33% në vitin fiskal 2020, në 80% në vitin fiskal 2021.

Përdorimi i energjisë nga Vodafone mbeti njësoj vitin e kaluar, pavarësisht një rritjeje prej 47% i trafikut të internetit gjatë së njëjtës periudhë, pra nga 7,983 petabyte (PB) në vitin fiskal 2020 në 11,714 PB në vitin fiskal 2021. Kjo falë përdorimit të shtuar të teknologjisë dhe analitikave më efiçente të telekomunikacionit, përfshirë M-MIMO, që është rreth 70% më efikas se teknologjia 4G.

Vodafone investoi 65 milionë euro vitin e kaluar për efiçencën në energji, si dhe në projekte të energjisë së riciklueshme, çka rezultoi në një kursim vjetor të energjisë prej 135 Gwh. Të tjera nisma të rëndësishme për efiçiencën e energjisë janë edhe sigurimi dhe vendosja e pajisjeve më efikase të rrjetit, duke eliminuar gradualisht rrjetin 3G, i cili ka qenë relativisht më pak efikas në përdorimin e energjisë dhe duke çaktivizuar pajisjet e trashëguara në rrjetin tonë kryesor.

Nga tetori 2020, Vodafone aplikon një 20%-sh për kriteret mjedisore dhe sociale kur furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve shprehin interes në një tender të kompanisë. Procesi i përditësuar i Vodafone analizon me kujdes nëse një pjesëmarrës në tender aplikon politika mjedisore për reduktimin e emetimit të karbonit, energjinë e riciklueshme, reduktimin e materialeve plastike, ekonominë qarkulluese dhe ciklin jetësor të produktit.

Përpjekjet e Vodafone janë vlerësuar nga CDP-ja, organizatë jo-fitimprurëse për mjedisin, për veprimet vendimtare dhe transparencën në impaktin mjedisor, duke u renditur kështu në “listën A” të CDP-së për ndryshimet klimatike.

Aktivizimi i klientëve të Vodafone për të reduktuar emetimet e tyre të karbonit

Në korrik të 2020-ës, Vodafone u angazhua të ndihmojë klientët e sektorit të biznesit për të reduktuar emetimet e tyre të karbonit me një total të përgjithshëm prej 350 milionë ton në rang global përgjatë dhjetë viteve, brenda 2020 dhe 2030, çka është e barazvlefshme me emetimet totale vjetore të karbonit të Italisë për 2019.  Pjesa më e madhe e këtij reduktimi do të arrihet përmes shërbimit Internet of Things (IoT) të Vodafone, që ka përmirësuar efikasitetin e logjistikave dhe menaxhimin e flotës, matësit smart, fabrikimit dhe aktiviteteve të tjera.

“Carbon Trust” ka përllogaritur se Vodafone iu ka mundësuar klientëve të evitojnë rreth 7.1 milionë ton dioksid karboni gjatë vitit fiskal 2021, në më shumë se 54% të 123 milionë lidhjeve IoT, duke iu mundësuar drejtëpërdrejtë të reduktojnë emetimet e tyre të karbonit.

Në mars 2021, Vodafone u bë anëtar bashkëthemelues i Koalicionit Europian të Dixhitalizimit Ekologjik, i cili bën bashkë kompanitë e sektorit ICT, që të punojnë me politikbërësit dhe ekspertët e BE-së, për të thithur investime dhe për të mundësuar implementimin e zgjidhjeve dixhitale kundër ndryshimeve klimatike.

Reduktimi i mbetjeve dhe ndihma për të krijuar një ekonomi qarkulluese

Vodafone është zotuar të ripërdorë, rishesë ose riciklojë 100% të mbetjeve të rrjetit të kompanisë deri në vitin 2025. Vodafone ka zbatuar programe për efikasitetin e burimeve dhe administrimit të mbeturinave në çdo treg, për të minimizuar ndikimin që kanë në mjedis mbetjet e rrjetit dhe pajisjeve e IT që dalin tepër.

98.7% e mbetjeve të rrjetit të Vodafone, përveç mbetjeve të rrezikshme, janë dërguar për t’u ripërdorur dhe ricikluar gjatë vitit fiskal 2021, duke shkaktuar një reduktim total në mbetjet e rrjetit prej 22%, ose 6,307 tonë nga 8,138 ton në vitin fiskal 2020.

Në 2020-ën, Vodafone krijoi një treg të brendshëm të aseteve, i cili inkurajon tregjet e Vodafone të rishesin dhe ripërdorin produktet që mbeten ose pajisje të mëdha elektrike të çaktivizuara si kullat e antenat. Kjo ka evituar mbi 1250 ton dyoksid karboni, si dhe kursyer më shumë se 10 milionë euro. Vodafone aktualisht po vlerëson mundësinë për të ndarë këtë zgjidhje me tregjet partnere dhe operatorët e tjerë.

Vodafone inkurajon njerëzit që t’i çojnë pajisjet e përdorura ose që kanë dalë nga përdorimi, për riciklim, rinovim apo rishitje, por përpara se të shkohet këtu, kompania i stimulon klientët për kalimin në një ekonomi tërësisht qarkulluese, përmes nismave të ndryshme që rrisin jetëgjatësinë e pajisjeve përmes riparimit.

Shumë prej tregjeve ku Vodafone operon aplikojnë tashmë skema të tilla, si shkëmbimi i pajisjeve të përdorura me të reja, përkundrejt një pagese shtesë, apo blerjes mbrapsht nga shitësi, me qëllim stimulimin e klientëve për të riparuar apo rikthyer pajisjet e vjetra. Vodafone po përpiqet të rinovojë e ripërdorë shumë herë pajisje të linjave fikse, duke kursyer ndjeshëm si në aspektin mjedisor, edhe në atë financiar.

Në vitin 2021, Vodafone u anëtarësua në Partneritetin e Pajisjeve Elektronike Qarkulluese për të gjetur zgjidhje qarkulluese për pajisjet elektronike,  një partneritet i cili bën bashkë drejtues nga e gjithë linja e prodhimit dhe shërbimeve, logjistika, rikuperimi i materialeve, deri te menaxhimi i mbetjeve.

Në maj 2021, Vodafone bashkoi forcat me katër operatorë liderë të rrjetit në Europë për të lançuar një skemë të re mbarëindustriale të Eco Rating (vlerësimit ekologjik) për të ndihmuar klientët të identifikojnë e krahasojnë telefonat më të qendrueshëm dhe duke i nxitur furnitorët të reduktojnë ndikimin që pajisjet e tyre kanë në mjedis.

Burimet e energjisë së riciklueshme, 100% të pastër

100% e energjisë elektrike që Vodafone përdor në rrjetin e saj europian është certifikuar që të sigurohet nga burime të riciklueshme si era, dielli, etj. Vodafone ka Marrëveshje direkte për Blerjen e Energjisë në Mbretërinë e Bashkuar e Spanjë. Në Itali, Gjermani, Irlandë, Hungari, Rumani, Spanjë, Greqi, Turqi dhe Republikën Çeke, Vodafone ka siguruar Certifikata të Energjisë së Riciklueshme (‘RECs’) ose tarifa.

Në Shqipëri, rreth 67% e konsumit të energjisë elektrike sigurohet nga burime lokale të riciklueshme dhe Vodafone ka blerë një sasi të barabartë me sasinë që mbetet nga konsumi vjetor i RECs, të siguruara nga partneri ynë në Itali.

Të dhënat llogariten sipas informacioneve aktuale të tregut lokal ose burimet e të dhënave të përafërta, të siguara nga faturat, dokumentet për tenderat, matja e drejtëpërdrejtë e të dhënave dhe përllogaritje të përafërta. Emetimet e karbonit janë në përputhje me standardet e Protokollit GHG. Emetimet e “Scope 2” raportohen duke përdorur metodologji të bazuara në treg. Për metodologjinë e plotë lexo materialin tonë “ESG Addendum 2021”.

Rreth Vodafone

Vodafone është një kompani lider e telekomunikacionit në Europë dhe Afrikë. Objektivi ynë është që të “ndërlidhemi për një të ardhme më të mirë”, duke mundësuar një shoqëri dixhitale gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme. Ekspertiza dhe përvoja jonë na jep një mundësi unike për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Rrjetet tona i mbajnë të lidhur miqtë, familjet, bizneset dhe qeveritë dhe, siç tregoi më së miri edhe përhapja e flamës globale, ne luajmë një rol jetik që ekonomitë të ecin si dhe në funksionin e sektorëve kritikë, si arsimi dhe sistemi shëndetësor.

Vodafone është operatori i rrjetit fiks dhe të lëvizshëm më i madh në Europë dhe lider global në lidhjet IoT. Platforma jonë teknologjike M-Pesa në Afrikë iu mundëson mbi 48 milionë njerëzve të përfitojnë nga aksesi në pagesat e shërbimet financiare. Ne operojmë në rrjetet fikse dhe të lëvizshme në 21 vende dhe kemi partneritet me rrjete të lëvizshme në 49 vende të tjera. Deri në mars 2021 kishim mbi 300 milionë klientë të telefonisë së lëvizshme, më shumë se 27 milionë klientë të  shërbimeve fikse, mbi 22 milionë abonentë të shërbimit TV dhe kemi lidhur më shumë se 123 milionë pajisje IoT.

Mbështesim diversitetin dhe gjithëpërfshirjen përmes politikave tona të lejes së mëmësisë e atësisë, fuqizojmë gratë dhe vajzat përmes teknologjisë e ndërlidhjes, përmirësojmë aksesin në arsim dhe aftësitë dixhitale të grave, vajzave dhe të gjithë shoqërisë në tërësi. Respektojmë të gjithë individët, pavarësisht racës, etnisë, aftësive të kufizuara, moshës, orientimit seksual, gjinisë, identitetit, besimit, kulturës dhe fesë.

Vodafone po ndërmerr gjithashtu hapa domethënës drejt reduktimit të ndikimit tonë në planet, duke pakësuar emetimet e gazit të çliruar nga serrat me 50% deri në 2025-ën, derisa ta çojë në zero brenda 2024-ës, duke blerë 100% të energjisë elektrike që na nevojitet nga burime të riciklueshme në Europë, para 2025-ës që ishte plani fillestar, deri në korrik 2021-shit, tashmë dhe duke ripërdorur, rishitur e ricikluar 100% të pajisjeve tona të rrjetit që dalin tepër ose vjetërohen.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni  www.vodafone.com, na ndiqni në Twitter në @VodafoneGroup ose lidhuni me ne në LinkedIn në www.linkedin.com/company/vodafone.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *