Rrëfimi tronditës i shqiptarit: Punëtori i babait më përdhunoi kur isha 5-vjeç në restorant, jetova me vite në ‘burg’

Tony Selimi, shqiptari nga Gostivari që jeton në Londër, ka arritur që të bëhet një trajner i njohur botëror dhe mentor për të ndërtuar besimin dhe balancën e nevojshme për të zgjidhur problemet e biznesit dhe për të rritur performancën dhe produktivitetin. Megjithatë Selimi ka një histori të trishtë dhe frymëzuese.

Tony rrëfen se si u ballafaqua me shumë sfida në jetë që në një moshë shumë të vogël, duke nisur nga abuzimi seksual. Ai tregoi se pasi kreu shkollën e mesme në Maqedoni, nisi studimet e larta në fakultetin e elektronikës në ish-Jugosllavi, ku u detyrua që të shkonte në ushtri dhe të përjetonte gjëra të tmerrshme gjatë luftës civile. Më pas, ai rrëfeu se nëna e tij mori para borxh për ta nisur në Londër, ku jetoi për një kohë rrugëve të Londrës. Ai tregoi se kur ishte 29-vjeç, mori guximin që të konsultohej me ekspertë të shëndetit për t’u shëruar nga abuzimi seksual që përjetoi kur ishte vetëm 5-vjeç.

“Në moshën 29 vjeçare u takova me një psikolog dhe shërues. Gjatë kësaj kohe, e kam bllokuar se çfarë më ka ndodhur totalisht se çfarë më ka ndodhur në fëmijëri. Duke punuar me ekspertë, më sollën në vetëdije për traumat që kisha në fëmijëri. Ishte një burg tepër i mbyllur.

Kur isha 5-vjeç, abuzuan seksualisht. Ishte punëtori që ka punuar me babain tim në restorantin tonë. Kanë qenë disa episode. Vetëm kujtoj se sa i jam lutur zotit për ndihmë”, tregoi ai. Tony foli gjithashtu dhe për orientimin seksual dhe njohjen me partnerin me të cilin është prej disa vitesh./abc

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *