Romancë mes Selena Gomez dhe Zayn Malik? Gigi Hadid nuk e ka problem fare

Disa ditë më parë rrjeti nisi të gumëzhinte nga një lajmi që Zayn Malik dhe Selena Gomez janë duke u takuar me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, fansat kanë qenë kuriozë nëse ish-partnerja e këngëtarit, Gigi Hadid ka ndonjë problem që ish-partneri i saj po del me këngëtaren.

Gigi dhe Malik e nisën historinë e tyre shtatë vjet më parë dhe u ndan përfundimisht në vitin 2021,  ata kanë një vajzë 2-vjeçare Khai. Një burim i tha “Us Weekly” se Gigi është plotësisht mbështetëse i çiftit të ri të përfolur.

“Gigi nuk ka asnjë problem me Zayn që takohet,” tha burimi i brendshëm. “Për sa kohë që ai është i lumtur dhe i qëndrueshëm dhe vazhdon të jetë një baba i mirë me vajzën e tyre Khai, ajo është mirë me këdo që ai del”.

Tani na mbetet të mësojmë më tepër për çiftin e ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *