Roma e nxjerr në shitje Kumbullën dhe i vë çmimin, fantazisti i Shqipërisë gati për hapin e madh

Marash Kumbulla mund të provojë një tjetër aventurë në Serie A. Për lojtarin e Romës interesohet prej kohësh Torino, në kërkim të një qendërmbrojtësi pas shitjes së Bremer te Juventusi.

Ivan Juric është ai që po insiston për afrimin e 22-vjeçarit shqiptart. Kroati punoi me Kumbullën te Hellas Verona në sezonin e parë të mbrojtësit nga Malësia e Madhe në Serie A, që ishte i jashtëzakonshëm.

Trajneri e do te Torino, ndërkohë që klubi kryeqytetas kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë. Drejtuesit e Romës duan para dhe janë kundër huazimit të lojtarit të kombëtares shqiptare.

Interesim për Kumbullën ka edhe nga ana e Fiorentinës, që pëlqen prej kohësh edhe Nedim Bajramin. 23-vjeçari nga Tetova është i preferuari i trajneri Vincenzo Italiano.

Drejtuesit e Fiorentinës po tentojnë të përfshijnë mesfushorin ofensiv në operacionin e rikthimit të Zurkoëskit tek Empoli. Drejtuesit e klubit toskan e duan edhe një vit në huazim mesfushorin polak.

Ditët në vijim pritet të mësohen detaje të tjera në lidhje me operacionet e mundshme të transferimit të Kumbullës dhe Bajramit, gjithnjë nese ndodhin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *