Robert Levandovski “sakrifikon” edhe pagën për Barcelonën, ja sa do të përfitojë sulmuesi polak te katalanasit

Robert Levandovski u zyrtarizua ditën e djeshme si futbollisti më i ri i Barcelonës, me polakun që e kërkoi me ngulm këtë transferim dhe shkoi deri aty sa uli edhe pagën e tij për ta mundësuar atë.

Sipas raportimeve nga “AS”, polaku do të përfitojë 9 milionë euro te Barcelona, tre më pak se shuma prej 12 milionë eurosh neto në sezon që përfitonte te Bajerni.

Situata financiare e klubit detyroi futbollistin të bënte këtë zgjedhje e cila tregon qartë dëshirën e tij të madhe për aventurën e re në La Liga.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *