Rita Ora përlotet për rastin e 11-vjeçares në Kosovë

Këngëtarja Rita Ora, u përlot në fjalën e saj gjatë konferencës për shtyp kur foli për rastin e 11-vjeçares që u përdhunua nga pesë burra në Kosovë. Ajo u shpreh se:

“Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem pak emocionale në këtë mesazh që po jap duke qenë se vetëm pak kohë më përpara, ajo që ndodhi në Kosovë, një ngjarje shumë e rëndë, na bëri të kujtojmë edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme sociale dhe se sa e rëndësishme është dhe për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me këta të rinj, të punojnë me fëmijët që këto ngjarje të mos përsëriten.

Artistja ftoi më tej të rinjtë të jenë pjesë e koncertit që ajo do të mbajë sonte në sheshin “Skënderbej” në orën 20:00. Të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë përformacën, pasi koncerti do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Ajo vijoi duke thënë se:
“Dua të theksoj këtë mesazh për familjen dhe t’i ftoj të gjithë që të bëhet pjesë e koncertit të sotëm në shesh”.

Abuzimi seksual ndaj të miturës u bë publik gjatë muajit gusht, pasi ajo u abuzua nga 5 persona të tjerë në një nga parqet e Prishtinës. Hetimi solli zbulimin e detajeve të tjera, ku dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht dhe më pas trafikuar nga gjashtë persona gjatë muajit qershor. Aktualisht janë 11 persona të arrestuar të dyshuar se e kanë trafikuar dhe kanë abuzuar seksualisht me të miturën. Rikujtojmë se kjo ngjarje nxiti protesta në Prishtinë dhe Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *