Në votimet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, nuk kishte se si të mungonte sot as prania e liderit historik i kësaj force politike.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai ka thënë se, pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.
“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”,- theksoi Berisha.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me një rikthim në krye të PD, Berisha tha: “Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.
/Priza.al/