Rektori i UT kundër qeverisë Rama, shprehet kundër vaksinimit me detyrim

Vaksinimi është ndër temat më primare që po diskutohet në ditët e sotme ndërsa po thuhet se do të bëhet me detyrim për studentët.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, i cili ka deklaruar se nuk ishte i nevojshëm vaksinimi i detyruar për studentët.

Ai ka theksuar gjithashtu se ende nuk e dinë si do të vijojë mësimi për këtë vit akademik. Megjithatë ai ka nxitur studentët dhe pedagogët që të vaksinohen, si mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi. Në një deklaratë për mediat, rektori ka thënë se 75% e pedagogëve janë të vaksinuar.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, ka thënë Hoxha.

Këtë koment Hoxha e bëri duke u nisur nga deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se studentët, pedagogët, mësuesit dhe punonjësit e administratës publike nuk do të pranohen në auditorë apo në ambientet e punës nëse nuk janë të vaksinuar.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *