Raundi çerekfinal i Kupës së Italisë/ Kualifikohen Juventus e Lazio, Inter sfidon sonte Empolin në Milano

Juventus mundi dhe eliminoi Sampdorian nga Kupa e Italisë, teksa triumfoi me shifrat e thella 4-1. Me Landuçi në pankinë në vend të Allegrit të pezulluar, torinezët arritën të dominonin kundërshtarin për të kaluar në raundin çerekfinal të turneut. Kuadrado zhbllokoi takimin me një gol mjaft të bukur. Në pjesën e dytë Juventus ishte tepër i impenjuar, duke gjetur golin plot tre herë. Rugani dyfishoi, ndërsa goditja e vetme në portë e Sampdorias tundi rrjetën, me protagonist Andrea Konti.

Gol që rriti akoma dhe më shumë presionin e Juventusit në portën kundërshtare, teksa Dibala dhe Morata shënuan golat që vulosën rezultatin final 4-1. Në çerekfinale skuadra e Juventusit do të përballet me fituesin e çiftit Sassuolo-Cagliari, që luhet ditën e sotme.

Në raundin tjetër kaloi dhe Lazio, pas fitores minimale 1-0 ndaj Udineses në kohën shtesë. Në çerekfinale, kryeqytetasit do sfidojnë Milanin. Ndërkaq, mbrëmjen e sotme, në fushë do të zbres Interi, me kampionët e Italisë që masin forcat me Empolin.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *