Ramush Haradinaj ndjek në ‘Instagram’ Loredanën, Anita Haradinaj: Mua nga halli, atë nga qejfi

Pjesëmarrja e Anita Haradinaj në “Dance Albania”, e ka kthyer në një personazh mjaft të dashur për publikun. Përpos një gazetare e zonja është edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Së fundmi, Anita u shkëput pak nga provat e kërcimit dhe me sportivitetin që e karakterizon realizoi një intervistë ku foli për shumë gjëra. Një pjesë e bisedës sigurisht u përqëndrua tek bashkëshorti i saj, marrëdhënien me të cilin shpesh herë e ka folur edhe në publik. E pyetur nga moderatori se a e din kë ndjek Ramushi në Instagram, përgjigjja e Anitës ishte epike.

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastisur që Ramushi të takohet disa herë. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana dhe goca ime e ka emrin Han. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mua më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi”,-tregoi gazetarja duke qeshur.

Më herët, e pyetur si e lejoi bashkëshorti Ramush Haradinaj, të marrë pjesë në “Dance Albania”, Anita tregoi se nuk ishte xheloz. “Po të ishte ai xheloz unë nuk do të isha këtu dhe po të isha unë xheloze nuk do ia kisha dhënë gjithë jetën atij, kështu që bëje balancin vetë tani”,- u shpreh zonja Haradinaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *